26 mars 2024 – Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Kombëtarja e Sllovenisë U19 në stadiumin “Sportni Park Lendava”.

Nikoqirët realizuan gol pak para se të përfundonte pjesa e parë, përkatësisht në minutën e 40-të, shënoi për 1:0 Cuber Potocnik. Me të filluar pjesa e dytë, të dy skuadrat reaguan me disa zëvendësime por që te Kosova, fatkeqësisht nuk pati ndryshim të rezultatit. Dardanët e rinjë pësuan edhe një gol tjetër në minutën e 87-të me ç ‘rast Florjan Jevsenal thelloi epërsinë për 2:0, rezultat me të cilin edhe përfundoi takimi.

Në ndeshjen e tretë njëherësh të fundit në kuadër të “Elite Round” për kualifikimet e EURO 204, Dardanët në mungesë të rezultatit pozitiv, përfunduan në pozitën e 3-të në Grupin 1 me gjithsej 3 pikë.

Të përzgjedhurit e Adil Maliqit nuk patën fat ndaj Spanjës dhe Sllovenisë, derisa me sukses patën mposhtur Austrinë me rezultat 1:0.