vokrri-salihusmallFederata Evropiane e Futbollit, UEFA, ka ftuar kryetarin e FFK-së, z. Fadil Vokrri dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu në një takim që do të mbahet me të gjitha federatat anëtare të UEFA-s ,54 sosh, që të jenë mysafire të saj. Takimi do të mbahet në Maltë nga data 14 shtator deri më 17 shtator me të gjithë krerët e federatave. Në ditën e dytë të takimit do të zhvillohet një ndeshje ndërmjet kryetarëve të federatave dhe sekretarëve të përgjithshëm, ndërsa kryetari Vokrri dhe sekretari Salihu do të jenë pjesë e këtyre ekipeve. Ekipit të parë do t’i prijë vet presidenti i UEFA-s, Michel Platini e ku pjesë e këtij ekipi do të jenë emra të njohur të futbollit evropianë e botëror, si Bonjek, Shuker, Saviçeviç si dhe kryetari Fadil Vokrri. Ndërsa në ekipin e dytë të cilin e përbëjnë sekretarët e përgjithshëm të fedratave do të jetë sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu. Ky takim i paraprinë mbledhjes së KE të UEFA-s që do të mbahet më 17 dhe 18 shtator në Maltë.