ministrievokrriteperfaqesuesja
Ministri i Sportit, Kujtim Shala dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri në bisedë me portierin Samir Ujkani

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, pas fitores kundër Guinesë Ekuatoriale, me shifrat 2:0, ka deklaruar se Kosova është në rrugë të mbarë, derisa e ka vlerësuar paraqitjen e sotme si shumë të mirë. “Jemi në rrugë të mbarë. Në ndeshjet e fundit nuk kemi luajtur aq mirë, por  sot treguam se jemi duke u konsoliduar dhe po luajmë mirë. Kemi një skuadër fantastike dhe këtë e treguam në fushë. Ekipi ka luajtur shumë mirë dhe nuk dua të dalloj ndonjë lojtarë, pasi të gjithë ishin të mire”, ka theksuar Ujkani. Ai tutje ka thënë se Kosova po e ndërton skuadrën dhe se shpreson se do të luajnë në kualifikime për Kupën e Botës 2018. “Jemi duke kaluar shumë mirë dhe po e ndërtojmë skuadrën e të ardhmes. Shpresoj se do të pranohemi shumë shpejtë dhe do të marrim pjesë në kualifikimet për Kupën e Botës”.