Të nderuar, futbollistë, trajnerë, drejtues të klubeve, staf i ekipeve kombëtare, administratë e FFK-së dhe e klubeve, anëtarë të organeve të FFK-së, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë, qytetarë të Republikës së Kosovës të besimit islam,
Sot, në këtë ditë të Fitër Bajramit, urojmë një festë të lumtur dhe të begatë për Ju dhe familjet tuaja.
Zoti ua pranoftë agjërimin dhe sakrificën e këtij muaji të madhërishëm dhe u sjelltë ngrohtësi, dashuri, harmoni dhe paqe në familjet tuaja.
Në këtë muaj të mëshirës, secili prej nesh kemi reflektuar dhe kemi bërë vepra të mira, duke e rritur ndjenjën e humanitetit ndaj familjeve në nevojë.
Kjo festë na rikujton edhe obligimin që kemi për të ndërtuar një vend me të ardhme të ndritur, prandaj sot shprehim mirënjohjen tonë edhe për të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e futbollit në Kosovë, si një segment tejet i rëndësishëm i prosperitetit të vendit tonë.
Vetëm duke punuar së bashku dhe duke mbështetur njëri-tjetrin, do të mund të krijojmë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.
Urime Fitër Bajrami, mirësi, begati e harmoni për Ju dhe familjet tuaja!
Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës,
Agim Ademi, president