Presidenti Agim Ademi e ka uruar KF “Drita” për fitoren e arritur në ndeshjen e sotme kundër kampionit të Andorës, Inter d’Escaldes, me rezultat 2:1.
Mesazhi i urimit i presidentit Ademi:
Përgëzime Dritës për fitoren e arritur sonte në ndeshjen gjysmëfinale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve kundër Inter d’Escaldes. Përgëzoj futbollistët për lojën e shfaqur dhe suksesin e arritur. Uroj që kampioni ynë të ketë rrugëtim sa më të gjatë në këtë edicion të Champions-it. Po ashtu, uroj që edhe dy skuadrat tjera që do të na përfaqësojnë në garat evropiane të arrijnë rezultate sa më të mira, në mënyrë që t’i hapin rrugë edhe ekipit të katërt për pjesëmarrje në Evropë.
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së