Të nderuar,

Drejtues të klubeve, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë, qytetarë të Republikës së Kosovës!

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kam kënaqësinë që në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së të gjithë besimtarëve islam t’ju uroj përzemërsisht këtë festë me përgëzimet më të mira.

Uroj që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin dhe gjitha veprat tuaja të mira gjatë muajit të Ramazanit.

Shpresoj që kjo festë ju gjen të bashkuar, solidarë dhe me respekt e përkujdesje për njëri-tjetrin.

Begati dhe harmoni në familjet tuaja!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së