Prishtinë, 29 dhjetor  2017
Të nderuar!
Drejtues të klubeve, futbollistë, trajnerë, gjyqtarë, kontrollorë, vëzhgues, adhurues, sponsorë, përkrahës, përfaqësues të mediave dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, me lejoni që në emrin tim dhe KE të FFK-së, në përmbyllje të Vitit 2017, të ju falënderoj një për një, për punën e përbashkët që bëmë në zhvillimin dhe përparimin e futbollit të Kosovës. Viti 2017 ishte i mbushur me plotë aktivitete të futbollit si në rrafshin kombëtar dhe atë ndërkombëtar ku së bashku kaluam shumë sfida, suksese e fituam përvojë dhe bashkërisht i kaluam me sukses. Synimet tona të përbashkëta u arritën duke shijuar arenën ndërkombëtare dhe filluam një përmirësim të infrastrukturës që besoj se do të vazhdojë edhe në vitin që vjen.
Duke ju uruar juve dhe familjet e juaja, për një shëndet të plotë, harmoni, mirëqenie dhe suksese në Vitin 2018, jam thellësisht i bindur se do të vazhdojmë së bashku të punojmë edhe më shumë për përparimin e futbollit të Kosovës. Do të shtojmë angazhimin tonë brenda dhe do të rrisim cilësinë e ekipeve përfaqësuese në mënyrë që të arrijmë suksese që më në fund edhe futbollistët tanë të prekin e shijojnë evenimentet botërore. Por, të gjitha këto kërkojnë një infrastrukturë më të mirë e që besoj se me punën e përbashkët dhe mbështetjen e organeve shtetërore ky qëllim do të përmbushet në vitin që vjen.
Me respekt
Fadil Vokrri, president i FFK-së