8 dhjetor, 2023 – Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit edhe për rrethin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024 për vajza për grupmoshën nën 19-vjeç. Kombëtarja e Kosovës U19 e udhëhequr nga Albina Rrahmani do të marrë pjesë në Ligën B të këtyre kualifikimeve, derisa në shortin e sotëm është përfshirë në Grupin B3 ku bëjnë pjesë edhe Izraeli, Gjibraltari dhe Luksemburgu. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në pranverë, derisa vendi nikoqir pritet të vendoset javën e ardhshme nga UEFA.