Vashat e Kombëtares A janë akomoduar në restortin EmirHan hotel në Managvat të Turqisë si dhe kanë mbajtur stërvitjen e parë për ndeshjen  kualifikuese për Euro 2021 kundër Rusisë. Ndonëse paksa të lodhura nga udhëtimi ato punuan  me zell e përkushtim, me fokus në teknikat dhe taktikat e ndryshme të parashtruara nga ana e përzgjedhëses Afërditë Fazlija. Ndonëse Rusia ka një ekip të mirë, atmosfera jashtëzakonisht  e mirë që po mbretëron në radhët e Kombëtares flet shumë se Dardanet do të japin gjithçka nga vetja për një paraqitje dinjitoze. Shpresojmë se me angazhimin maksimal, ndonëse siç e tha edhe përzgjedhësja Afërditë Fazlija ka mungesa të mëdha  në këtë ndeshje , vashat tona nuk hyjnë në ndeshje për t’u dorëzuar. Të enjten Kombëtarja A  e mban stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Rusisë që zhvillohet më 27 nëntor në orën 17.00.