Mitrovicë, 31  maj  2017 – Skuadra më e vjetër në futbollin e femrave Kosova e Prishtinës që ndodhet në ndërrim brezash nuk arriti të përballojë skuadrën kampione, Hajvalinë, e cila u tregua jashtëzakonisht superiore në finalen e Kupës së Kosovës, që u zhvillua sot në stadiumin “Riza Lushta”, duke e mposhtur me rezultat të thellë 8:0. Serinë e golave e nisi Zylfije Bajramaj e cila shënoi tri herë në pjesën e parë në minutën e 14, 31 dhe 45, ndërsa Tasholli shënoi autogol. Hiq më lehtë Kosova e Prishtinë nuk kaloi as në pjesën e dytë pasi vashat e Hajvalisë shënuan edhe katër gola tjerë. Gresa Berisha shënoi në minutën e 47-të, ndërsa në vazhdim Edona Kryeziu anëtare edhe e Kombëtares së Kosovës shënoi në minutat 49-të dhe 59-të. Ndërkaq këtë goleadë e përmbylli  Egzona Gashi në minutën e 62-të për 8:0, me të cilën rezultat u mbyll ndeshja. Në fund skuadrës së Kosovës së Prishtinës medaljet e argjendta ia dorëzoi përzgjedhësja e Kombëtares Afërditë Fazlija, ndërsa ekipit kampion dhe fituesit të kupës medaljet e arta ia dorëzoi anëtari i KE të FFK-së, Luan Vokshi, ndërsa kupën ia dorëzoi anëtarja e KE dhe kryetarja e Komisionit të futbollit të femrave, Vjollcë Krasniqi.
 
Hajvalia – Kosova e Prishtinës   8:0  (4:0)
Stadiumi : Riza Lushta Mitrovicë.
Shikues:  
500
Gjyqtarë: A. Shala, B. Morina , I. Kabashi e L. Mustafa
Kartonë të verdhë: G. Berisha
Shënues:  Z. Bajrami (14 e 31’, 45), Tasholli(26 ag), G. Berisha(47),  E. Kryeziu(49 e 59) e Gashi(62) Për Haj.
Hajvalia:  Rexhepi, Elezaj, Sh.Berisha, Govori, Curraj, G. Berisha, Kastrati, Xh. Berisha, E. Kryeziu,  Bajra, Bajramaj. Luajtën edhe Kolegeci, Gashi, L. Gashi , Halili e Guri.
Kosova (P):  Kryeziu, Bunjaku, Prestreshi, Ternava, Tasholli, Kastrati, Haklaj, Syla, Berisha, J.  Gashi e B. Gashi, B. Berisha, Maliqi, Osmani, Rama, Rexhepi e Canaj.