18 shtator, 2017 – Një barazim për vendin e tretë që me pak fat ka mundur jetë edhe fitore e plotë, futbollistet e Kombëtares së Kosovës U-19 femrat në ballafaqim me Malin e Zi, treguan angazhim, përkushtim dhe karakter për sukses. Thënë të drejtën vashat tona kanë pasur më shumë nga loja, më shumë e kanë rrezikuar portën malazeze dhe në minutën e 33-të arritën të kalojnë në epërsi përmes Jehona Shales, e cila shënoi nga afërsia, pasi më parë futbollistja shumë luftarake Leonorë Ejupi ua rrëmbeu një top mbrojtjes së Malit të Zi dhe gjuajti, kurse topin e dëbuar e shfrytëzoi Shala mirë. Por, gëzimi nuk zgjati shumë ngase futbollistja e Malit të Zi, Sharanoviç për mrekulli e shfrytëzoi një pakujdesi dhe mos përqendrim të portieres Kolgeci dhe barazoi rezultatin 1:1. Me këtë rezultat u përmbyllë edhe pjesa e parë. Ndërkaq pjesa e dytë nisi sërish me një mbizotërim të vashave tona, por jo mjaftueshëm për ta ndryshuar rezultatin, ndërsa Jehona Shala në minutën e 88-të lëshoi rastin të shënojë për herë të dytë dhe për t’ia siguruar fitoren Kosovës dhe ndeshja u mbyllë me rezultat të barabartë. Kosova gjendet në pozitën e tretë me një pikë dhe  goldallim 6:1, ndërsa Mali i Zi i fundit  me një pikë e goldallim 16:1.   Në ndeshjen tjetër Gjermania ka mposhtur Islandën me 1:0 dhe kryeson tabelën me 9 pik, ndërsa Islanda në vendin e dytë me 6 pikë. Këtë ndeshje kishin ardhur për ta ndjekur edhe përfaqësuesi i FFK-së për Gjermani z.Fehmi Konxheli bashkë me z. Besim Zeneli një mbështetës i madh i FFK-së. Paraqitjen e vashave tona e vlerësuan lartë z.Konxheli e Zeneli duke thënë se Kosova ka një të ardhme të mirë edhe me këtë grup-moshë.
 
 
Deklaruan pas ndeshjes:
Kushtrim Munishi, përzgjedhës
Një barazim i merituar dhe me pak fat kemi mundur edhe të fitojmë, por kjo është bukuria e futbollit. I përgëzojë vajzat për angazhim dhe jam i kënaqur me paraqitjen e tyre. Mali i zi nuk ishte një skuadër për tu nënçmuar ani pse kishte dy humbje të thella nga Islanda dhe Gjermania, të cilat ne i përballuam më mirë. neve na mbetet të punojmë shumë. E kemi potencialin e mirë dhe na duhet kohë e durim.

Veton Çitaku, trajner i Kombëtares A femrat

Me vëmendje i kam ndjekur të gjitha ndeshjet e kësaj grup-moshe dhe  jam i kënaqur me paraqitjen e tyre. Duhet pasur parasysh se kemi qenë në një grup me Gjermaninë dhe Islandën, dy ekipe mjaft cilësore si dhe faktin që për herë të parë po marrim pjesë në një garë ndërkombëtare. Por, unë besojë se kjo gjeneratë është mjaft e mirë dhe pashë disa futbolliste të mira që unë i kam veçuar dhe të cilat mund ta bartin barrën nesër edhe në Kombëtaren A
Verona Berisha, kapitene
Kemi luajtur mjaft mirë gjë që edhe shënuam, por morem një gol nga pakujdesia. Si do që të jetë mendoj se një pikë është me plotë meritë dhe vendi i tretë për neve si ekip i ri do të thotë shumë duke u bazuar se ishim në një grup të fortë.
 
 
Jehona Shala, futbolliste
Me gëzon faktin që shënova golin e parë, por do të isha edhe më e lumtur sikur të fitonim, sepse kemi mundur edhe të fitojmë. Kemi  luajtur më mirë se rivali ynë. për neve janë edhe
 
 
 
Elda Reçica, futbollliste 
Ishte një lojë e mirë. Patëm angazhim jashtëzakonisht të madh dhe një dëshirë të madhe për fitore, por dhe me një pikë aga kjo ndeshje është sukses. Duhet kuptuar se tri ndeshje për kaq pak kohë për neve janë shumë.
 Kosova – Mali i Zi  1:1 (1:1)
Stadiumi: PPC Stadion Homberg
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtare: M. Oyçigdem. G. Nur sen, S. Kuttelvascher e M. KJoos.
Shënues: J. Shala (33) për Kos. e Sharanoviç (35) për M. e Zi.
K.V. Ejupi (Kos). Çoguriç, Shranaoviç, Vujadinoviç, Stanoviç, Nikoliç (M. i Zi)
 
Kosova: Kolgeci, Bunjaku, Hyseni, Pjetri, Ternava, Ejupi(Zhabari), Biçkaj(Mushica), Shala(Arifi), Behluli, Berisha e Reçica.
 
Mali i Zi: Knezheviç(Çabarkapa), Popoviç, Lonçar, Çuguriç,  Sharanoviç, Vujadinoviç, Vranesh(Nikoliç), Stanoviç, Raiçeviç(Vuçiç), Toshiç, Brashnjo.