kosova-llapi-femrat1Këtë mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave. Ndeshja më interesante ishte ajo që u zhvillua sot në Breznicë, ndërmjet Kosovës (P) dhe Llapit. Fituesi i kësaj ndeshje u përcaktua vetëm pas penalltive, ku më të suksesshme u treguan vashat llapjane, të cilat fituan 4:2. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll me shifrat 1:1. Në fazën e ardhshme të kësaj gare kanë kaluar edhe Intelektualet, Mitrovica, Hajvalia dhe Ulpiana.
 
Rezultatet
Vizioni – Intelektualet       1:7
13 Qershori – Mitrovica   0:1
Dukagjini – Hajvalia          0:1
Kosova (P) – Llapi               1:1 – 1:1 (2:4)
Ulpiana,  tutje pa lojë
kosova-llapi-femrat kosovap-femrat llapifemrat gjyqtare16