Sot më 17 shkurt, për nder të 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, FFK-ja organizoi një turne në futboll të vogël në konkurrencën e femrave i emërtuar si “Turneu i Pavarësisë”, ku morën pjesë 8 skuadrat e Superligës së Kosovës.  Skuadrat pjesëmarrëse dhe adhuruesit e shumtë në emër të FFK-së i ka përshëndetur anëtarja e KE të FFK-së njëherësh edhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi, e cila edhe e shpalli të hapur këtë turne. Ndërkaq, në emër të Departamentit të sportit të MKRS-së të pranishmit i ka përshëndet edhe znj. Afërditë Fazlija, zv.drejtoreshë e DSK-së dhe përzgjedhëse e Përfaqësueses së femrave. Pas hedhjes së shortit nisën edhe ndeshjet ndërmjet skuadrave, të cilat dëshmuan futboll cilësor, të cilat u përshkuan me plotë aksione të bukura dhe të rrjedhshme dhe konkretizime me shënime po ashtu të bukura. Ky turne ishte i mirëseradhur për skuadrat për të parë formën e skuadrave para fillimit të kampionit, ndërsa përzgjdhëses Fazlija për të bërë përzgjedhjen por edhe për të parë formën e anëtarëve aktuale të futbollisteve. Pas ndeshjeve eliminatore në finale u gjenden Prishtina dhe Mitrovica, ku ngadhënjyen vashat e klubit “Prishtina” me rezultat 4:1. Në fund u ndanë mirënjohje dhe shpërblime. Kështu veç kupës së këtij turneu skuadra “Prishtina “ mori edhe shpërbilimin prej 500 eurove, vendi i dytë i takoi vashave të KFF”Mitrovica” dhe shpërblimi prej 300 eurove. Po ashtu u shpall edhe lojtarja më e mirë e turneut e kjo ishte futbollistja e Prishtinës Blerta Kaçiu, të cilës i takoi edhe shpërblimi prej 100 eurove, ndërsa epiteti i portieres më të mirë i takoi gardianes së KFF”Mitrovica” Diellza Musa bashkë me 100 euro shpërblime.
 
Rezultat e ndeshjeve mënjanuese
Prishtina-Vizioni                       3:1
Mitrovica-Llapi                         4:0
13 Qershori-Kosova(P)                        4:1
Intelektualet-Kaçanikasja         8:0
 
Ndeshjet gjysmëfinale
Prishtina-13 Qershori              3:0
Mitrovica-Intelektualet             3:1

Ndeshja finale

Prishtina-Mitrovica 4:1 (1:1)
Shikues: 300
Gjyqtarë: Valon Abazi e Granit Hyseni
Shënuese: A. Veliu( 5’ e 26’), E. Kryeziu(20”) dhe Q. Krasniqi(24’) për Pr. Ndërsa E. Zeka(10’) për Mit.
 
Prishtina: Liridona Syla, Qendresa Krasniqi, Advije Veliu,  Blerta Kaçiu, Lumturije Muhadri, Edona Kryeziu, Shqipe Berisha, Pranvera Tasholli, Afërdita  Ademi, Agnesas Gashi dhe Gresa Berisha.
 
Mitrovica: Diellza Musa, Donjeta Haxha, Gresa Haziri, Fortesa Bejta, Blerina Musa, Egzona Zeka, Besjana Skenderi, Gentiana Lushtaku, Qendresa Bajra dhe Jehona Ademi.
Foto-1 Foto-2 Foto-3