cast
Fadil Vokrri me Blerta Krasniqin

Sot më 23 shtator, është nënshkruar kontrata për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Kompanisë “Air Prishtina”. Pas një viti të shkëlqyeshëm dhe korrekt të bashkëpunimit me “Air Prishtina” kemi vendosur që të vazhdojmë edhe më tutje bashkëpunimin, ka thënë kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri. Unë falënderoj kompaninë për mbështetjen që i ka dhënë FFK-së, që është shumë domethënëse në një kohë kur çdo segment në Kosovë po ballafaqohet me vështirësi financiare. “Air Prishtina” do të jetë një partner i respektueshëm. E nga ana e saj përfaqësuesja e “Air Prishtina” Blertë Krasniqi, ka falënderuar kryetarin Vokrri dhe FFK-në për një bashkëpunim të mirëfilltë, gjë që për këtë, Kompania “Air Prishtina” ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin dhe ta mbështesë  FFK-në, duke i uruar që futbolli i Kosovës sa më parë të bëhet pjesë e arenës ndërkombëtare. Unë besoj që edhe më tutje do të jemi krah i FFK-së në realizimin e synimeve të tyre.