20 gusht, 2022 – Sulmuesi i Kombëtares, Vedat Muriqi e ka realizuar golin e tij të parë në edicionin e ri në La Liga. Ai shënoi golin e barazimit të përkohshëm për Mallorcan, e cila në fund u mposhtë në shtëpi nga Real Betisi, me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së dytë në La Liga.
Muriqi shënoi gol të shkëlqyeshëm në minutën e 57-të të ndeshjes pas harkimit të mesfushorit Lee Kang-In. Megjithatë, Mallorca u ndëshkua më pas nga një penallti e dyshimtë në minutën e 72-të.