Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 23-të në Raiffeisen Superligë. Prishtina ka barazuar para tifozëve të vet kundër Vëllaznimit, me rezultat 0:0. Ballafaqimi mes prishtinasve dhe gjakovarëve ka dhënë lojë me pak raste dhe asnjë gol të shënuar. Trepça ’89 ka vazhduar me paraqitje të mirë duke mundur Ferizajn, me rezultat 4-0, dhe duke bërë edhe një hap të madh në garën për kreun e tabelës. Skuadra e Afrim Tovërlanit dukshëm ishte më e mirë në terren, ndërsa për fitoren e “minatorëve” u përkujdesën Blerand Kurtishaj më dygolësh në minutën e 33-të dhe 60-të, kurse nga një gol e shënua Kreshnik Lushaku në minutën e 51-të, e Berat Hyseni në minutën e 68-të. Besa sërish e ka mposhtur ekipin fqinj, Istogun, me rezultat 1-0. Pejanët që po kalojnë formë mjaft të mirë, kanë marrë edhe tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit. Mensur Duraku në minutën e 14-të nga pika e bardhë realizoi golin e fitores për skuadrën e Arbnor Morinës, e cila tani arrin në kuotën e 41 pikëve dhe ngjitën në vendin e dytë. Ndërkohë, Kosova e Vushtrrisë e ka mposhtur Trepçën, me rezultat 2-1. Daut Maxhuni në minutën e 46-të, dhe Veton Shabani në minutën e 55-të shënuan për fitoren e vushtrriasve, skuadër kjo që zë vendin e gjashtë më 36 pikë.
Rezultatet e ditës së diel
Raiffeisen Superliga Java : 23-te Ora 14.00
Besa – Istogu. ………………………… …1-0
Kosova (V) – Trepça………………….. ..2-1
Trepça-89 – Ferizaj ………………………4-0
Prishtina – Vellaznimi……………….. …..0-0
Liga e 1-re Java e 21-te: Ora 14.00
Gjilani – Liria……………………. …………1-2
Dukagjini – Rahoveci ……………………0-1
Vllaznia (P) – Flamurtari……………….. ..1-0
Lepenci – Deçani ………………………… .1-1
Liga e 2-te Grupi (A) Java e16-te: Ora 14.00
Luftetari – Leshani………………….. …..3-0
Minatori – Iliria…………………… ………2-3
Rilindja e Kosoves – Lugu i Beranit………
Opoja Pushoi
Behari Pushoi
E hënë
Vicianumi – Besa
Liga e 2-te Grupi (B) Java e 16-te Ora 14.00
Bashkimi – Kastrioti………………… ……2-0
Vitia – Ardhmenia………………… ………8-1
Beslidhja – Vjosa (nuk u zhvillua)
T.Çanga – Kaolini………………….. …….0-0
Super Liga Junioret Java e 20-te Ora 11.00
Llapi – Bardhi……………( nuk u zhvillua)
R-Sadiku – Flamurtari…………….4-1
Drita Pushoi
E hënë
Prishtina – Drenica
Feronikli – Ferizaj
Besa – 2-Korriku