14 shtator, 2017 – Sot është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 4-t në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra e Vëllaznimit ka shkëputur një pikë si mysafire kundër Gjilanit. Madje, gjakovarët ishin shumë afër të realizonin fitore, por në fund u detyruan të kënaqen me barazimin, 1:1. Skuadra kuqezi kaloi në epërsi në minutën e 36-të, kur Semir Zeneli shënoi pas një gabimi të mbrojtësit gjilanas, Ergon Hyseni. Megjithatë, në minutën e 89-të Gjilani arriti të barazojë shifrat me golin e Fillonit Shaqirit, duke regjistruar barazimin e tretë në këtë edicion.