Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Abdyl Bellopoja me rastin e regjistrimit të ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 16-të e Ligës së Parë ndërmjet KF Bashkimi (K) – KF Arbëria (D) konform nenit 58 të Propozicioneve të Garave e nxori këtë:
V E N D I M
Miratohet ankesa e KF Arbëria (D) dhe ndeshja e e javës së 16-të të Ligës së Parë të Kosovës ndërmjet KF Bashkimi (K) – Arbëria (D) regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 në favor të KF Arbëria (D).
ARSYETIM
Komisioni i Garave, me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Bashkimi (K) – KF Arbëria (D) e vlefshme për javën e 16-të të Ligës së Parë të Kosovës, konstatoi se KF Arbëria (D) ka ushtruar ankes në paregullsinë e paraqitjes së lojtarit KF Bashkimi (K) – Fidan Kqiku me nr lic 14 dhe nr ID 001221M96, për shkak se lojtari është aktivizuar në lojë me 4 kartona të verdhë.
Gjatë administrimit të KG u konstatua se: Ankesa është e afatshme, e lejuar, e takësuar dhe i përmbush të gjitha kushtet për shqyrtim dhe shtjellim nga KG, pas shikimit të protokoleve zyrtare të ndeshjeve KG ka vërtetuar se lojtari i lartëpërmendur ka qenë i ndëshkuar me kartona të verdhë në javët: 4, 9, 14 dhe 15 dhe është dashur të pushojë në javën e 16-të por në të njëjtën nuk e ka respektuar dhe ky është paraqitur në lojë në javën e 16-të dhe ku është ndëshkuar me karton të verdhë, andaj kemi shkelje të propozicioneve të garave pikërisht neni 53 paragrafi 1, prandaj edhe ankesa miratohet si e bazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 në favor të KF Arbëria (D).
Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dispozitivtë këtij vendimi.
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraprarë me Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 04.12.2018.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet AHMETI