Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe  Ligës së Parë të Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Abdyl Bellopoja, me rastin e regjistrimit të ndeshjes së javës së 29-të të Ligës së Parë ndërmjet KF  “Drenasi” – KF “Fushë-Kosova” konstatoi se KF “Drenasi” dhe KF “Kika” kanë ushtruar ankesë në parregullsinë e ndeshjes KF “Drenasi” – KF “Fushë Kosova”, andaj në bazë të nenit 63 të Propozicioneve të Garave e nxori këtë:

 

V E N D I M

 

Miratohet ankesa e KF “Drenasi” si e bazuar dhe ndeshja e javës së 29-të e Ligës së Parë të Kosovës ndërmjet KF “Drenasi” – KF “Fushë-Kosova”   regjistrohet me  rezultatin  zyrtar  3:0 në favor të KF “Drenasi”.

 

ARSYETIM

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF “Drenasi” – KF “Fushë-Kosova” e  vlefshme për javën e 29-të të Ligës së Parë të Kosovës, konstatoi se KF “Drenasi” dhe KF “Kika” ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit KF “Vllaznia” (P), Hekuran Hyseni me nr ID 003174M99, kurse në protokollin e ndeshjes ka qenë i shënuar me nr fanellë 2 dhe nr ID 003173M99, Nebih Krasniqi.

Gjatë administrimit të provave KG ka konstatua se: Ankesa është e afatshme, e lejuar e takësuare dhe  i përmbush të gjitha kushtet për shqyrtim dhe vendimmarrje nga KG .

Pas shikimit dhe verifikimit  të protokollit zyrtar të ndeshjes, fotove, dhe inçizimeve Tv (CD) se lojtari Hekuran Hyseni ka qenë i aktivizuar pa të drejtë në lojë – në vend të lojtarit me nr fanellës 2, Nebih Krasniqi i shënuar në protokoll, andaj KG vërteton se kemi shkelje të nenit 76, paragrafi 1, pika 7 e Rregullores së Garave, KF “Fushë Kosova” ka luajtur me lojtarin i cili nuk ka qenë i shënuar në protokoll, andaj miratohet ankesa e KF “Drenasi” si e bazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 në favor të KF “Drenasi”. KG konstaton se  ky lëshim i KF “Fushë-Kosova” është bërë me qëllim (rast i përsëritur) andaj KG konform nenit 76 paragrafi 4 i Rregullores së Garave përveç të regjistrimit me rezultat zyrtar të ndeshjes inicion procedurë disiplinore para organit kompetent të disiplinës ndaj KF “Fushë-Kosova”, kryetrajnerit dhe përfaqësuesit zyrtar si dhe lojtarit konform nenit 56 të Rregullores disiplinore për shkak të paraqitjes së parregullt të lojtarit.

Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

 

KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pa kënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas  procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 17.05.2019

 

FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS