Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligën e Parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 20.04.2021, me rastin e regjistrimit të ndeshjeve, konstatoj se ndeshja e Ligës së Parë e javës së 23-të, Grupi ”B”, ndërmjet KF Ferizaj – KF Ulpiana, është ndërprerë dhe konform nenit 58 të Rregullores së Garave, mori këtë:

V E N D I M

1.Ndeshja e ndërprerë ndërmjet KF Ferizaj dhe KF Ulpiana, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Ulpiana.

A R S Y E T I M
Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Ferizaj – KF Ulpiana, java e 23-të, Liga e parë, Grupi ”B”, pas administrimit të gjitha provave konstatoi se ndeshja është ndërprerë në minutën e 90+4, për shkak të sulmit fizik ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes nga një person i paautorizuar (shikues), duke e paaftësuar për vazhdimin e ndeshjes, andaj konform nenit 58 të Rregullores së Garave, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 në favor të KF Ulpiana.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, Kryetar