Komisioni i Garave i Ligës së Parë të Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Abdyl Bellopoja  me rastin e regjistrimit e ndeshjeve konstatoi se KF Fushë Kosova ka ushtruar ankesë në parregullsinë e ndeshjes, ndërmjet KF Trepça – KF Fushë Kosova,  konform nenit 63  të Propozicioneve të Garave e nxori këtë:

 

                                                                    V E N D I M

 

Miratohet ankesa e KF Fushë Kosova si e bazuar dhe ndeshja e javës së 17-të të Ligës së Parë ndërmjet KF Trepça – KF Fushë  Kosova, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Fushë  Kosova.

 

                                 ARSYETIM

Komisioni i Garave  me  rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Trepça – KF  Fushë  Kosova, e vlefshme për javën e 17-të të Ligës së Parë, konstatoi se KF Fushë Kosova ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes në protokoll të lojtarit të KF Trepça me nr lic 14 Valmir Azemi dhe me nr ID 001261M98 për  shkak se lojtari është aktivizuar në lojë por i njëjti nuk ka qenë i shënuar në protokollin e ndeshjes.

 

Gjatë administrimit të provave Komisioni i Garave  ka konstatuar se: Ankesa është e afatshme, e lejuar e taksuar dhe i  përmbush të gjitha  kushtet për shqyrtim dhe vendimmarrje nga Komisioni i Garave .

 

Pas shikimit dhe verifikimit të protokolleve zyrtare të ndeshjeve Komisioni i Garave  ka vërtetuar se lojtari i lartëpërmendur  është aktivizuar në lojë në min e 63-të, që në faqen e parë të protokollit  nuk është i shënuar kurse në faqen nr 2 figuron emri i tij te rubrika e ndërrimeve  me nr 14.  Nga kjo saktësohet se lojtari nuk ka qene i shënuar në protokoll por është aktivizuar në lojë  pa të drejtë, prandaj kemi shkelje te nenit 76 te Rregullores se Garave  paragrafi 1, prandaj,  ankesa miratohet si e bazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Fushë  Kosovës, konkretisht kemi shkelje të nenit 76 të Rregullores së Garave paragrafi 3 pika 7, ku ka  luajtur me lojtar i cili nuk është shënuar në protokoll para fillimit të ndeshjes.

Po ashtu Komisioni i Garave  konform nenit  76 të Rregullores së Garave  paragrafi 4. Përveç regjistrimit  të ndeshjeve me rezultat zyrtar inicion procedurë  edhe kundër klubit, lojtarit  si dhe personave zyrtar të KF Trepça.

Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në diapozitiv të këtij vendimi.