Komisioni i  Garave i Ipko Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Abdyl Bellopoja me rastin e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 21-të të Ligës së Parë, konstatoi se KF “Drenasi” ka ushtruar ankesë për parregullshmëri në ndeshjen ndërmjet KF “Vllaznia” (P) – KF “Drenasi”, andaj në bazë të nenit 63 të Propozicioneve të Garave e nxori këtë:

 

V E N D I M

 

Refuzohet ankesa e KF “Drenasi” si e pabazuar dhe ndeshja e e javës së 21-të e Ligës së Parë të Kosovës ndërmjet KF  “Vllaznia” – KF “Drenasi”, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 1:0, në favor të KF “Vllaznia” nga Pozharani.

 

ARSYETIM

Komisioni i Garave, me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF “Vllaznia” – KF “Drenasi” e vlefshme për  javën e 21-të të Ligës së Parë të Kosovës, konstatoi se KF “Drenasi” ka ushtruar ankesë në parregullsinë e përcaktimit të identitetit  të lojtarit të KF “Vllaznia” (P), Ramadan Ibrahimov, me nr . lic 22  dhe nr ID 001422M97  për shkak  të dyshimit në identitetin e këtij lojtari.

Gjatë administrimit të provave KG ka konstatuar se: ankesa është e afatshme, e lejuare e taksuar dhe i përmbush të gjitha  kushtet për shqyrtim dhe vendimmarrje nga KG .

Pas shikimit dhe verifikimit të dokumentacionit në FFK  konkretisht në FIFA Connect del se lojtari me emër Ramadan Ibrahimov me ID 011422M97 është i njëjti person Ramadan Ibraimov  dhe në rastin konkret kemi vetëm lëshim teknik, por  jo substancial, andaj edhe refuzohet ankesa e KF ‘Drenasi’ si e pabazuar dhe ndeshja e javës së 21-të ndërmjet KF “Vllaznia” (P) – KF “Drenasi”, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 1:0  në favor të KF “Vllaznia” nga Pozharani.

Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

 

KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas  procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 02.04.2019

 

FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS

Kryetari i Komisionit të Garave

Ismet AHMETI