16 gusht, 2016 – Komisari i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë, më 16.08.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjes së Superkupës dhe të dhënave nga Protokoli zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
1.Ndaj KF “Feronikeli” (motivi – hedhja e mjeteve piroteknike në fushë në minutat 8 dhe 51, ku gjyqtari është detyruar ta ndërpresë ndeshjen në të dyja rastet nga 2 minuta në ndeshjen e Superkupës së Kosovës ndërmjet KF ‘Feronikeli’ – KF ‘Prishtina’, e zhvilluar në Pejë, më datë 13.08.2016) sipas raportit të vëzhguesit të ndeshjes dhe incizimeve televizive.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.32 dt.16.08.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave të Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti