Komisioni Disiplinor – shkalla e parë në mbledhjen e mbajtur me datë 25.10.2017 ditë e mërkurë ora 10,00 shqyrtoi procedurën e hapur ndaj klubit të futbollit “ DRITA “ nga Gjilani nga data 23.10.2017 dhe për të njejtën duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotsuese si dhe inçizimeve televizive , bazuar në nenin 50 të Rregullorës disiplinore paragrafi 1 pika 2 sjelli këtë ;
V E N D I M
Klubit të futbollit “ DRITA “ nga Gjilani për lëshime të pjesërishme ( mos ndërmarrja e masave të nevojshme organizative dhe të sigurisë ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 20.10.2017 në stadiumin e qytetit në Gjilan i shqiptohet masa disiplinore e QORTIMIT
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në nivel të shkallës së dytë, në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës , respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, datë 25.10.2017 – ora 10,00 Kryetari , Dukagjin Zefi