Komisioni disiplinor i shkallës së parë  në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur  me datë 26.09.2018  – ora 16,30, shqyrtoi  kërkesën e  FC  Prishtina Futsal nga Prishtina me  numër të protokollit  328/1  datë 31.08.2018 dhe 04.shtator  2019  lidhur me mos kthimin e paisjeve  nga lojtaret e licencuar  të këtij klubi për  edicionin 2017 – 2018 dhe për të njejtën duke iu referuar fakteve të ofruara  nga  ana e pales së ankimuar  nxjerri këtë ;
 
V E N D I M
 
Për pezullimin e lojtarëve të poshtëshenuar pa të drejtë loje  për të gjitha ndeshjet zyrtare vijuese  të klubeve të tyre  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – komisionit përkatës    deri në vendimin përfundimtar   ( kthimin e paisjeve sportive klubit të tyre të mëhershem – FC Prishtina  Futsal) ; Korab Muharremi , Oso Gjinovci, Berat Hamiti, Bardh Kelmendi, Getart Hyseni, Dardan Berisha, Shefki Kameri, Nuhi Krasniqi, Haki Ahmeti, Valdrin Talla, Faton Zejnullahu, Besnik Selmani, Durim Qorri, dhe Haris Zeneli.
 
 
A r s y e t i m
 
Me rastin e sjelljes   së këtij  vendimi , komisioni disiplinor  iu referua  aktit normative të Federatës së Futbollit të Kosovës  – Rregullores  disiplinore  – Dispozites  I/28  të nenit 38 ; (cenimi  i dispozitave  dhe sjelljes shoqërore sportive)  nga shkaku së janë tejkaluar suazat e zakonshme të veprimtarisë së lejuar sportive dhe e cila me karakteristikat e veta  i ngjanë njerës  prej kundërvajtjes së paraparë në këtë Rregullore.
 
 
Prishtinë, 26.09.2018
 
Për ;

  • FC Prishtina  Futsal
  • Lojtarëve të pezulluar
  • Komisionit për futsall                                                                          Kryetari, Dukagjin  Zefi