Komisioni disipolinor i shkallës së parë, në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë, 14.02.2020 , shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve ( çerek-finalës ) nga ¼ e Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e senioirëve të zhvilluara me date 08-09.02.2029 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këtë ;
V E N D I M
FRANC VELIU; lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 017582M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 29, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me kartron të kuq ( ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor, pengim i shënimit të golit ) në ndeshjën e çerek-finalës së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF DRENICA – KF GJILANI 2;1 e zhvilluar me datë 08.02.2020 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disipolinore ; denohet me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi respektivisht publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë, 14.02.2020 Kryetari, Dukagjin Zefi d.v.