komisionidisiplinor1Komisioni disiplinor i shkallës së parë , në mbledhjen e mbajtur me datë 31.korrik 2014 ( ditë e premtë ora 14,00 ) shqyrtoi  lendën e kthyar nga shkalla e dytë – komisioni për ankesa  të datës  21.07.2014 lidhur me pezullimin e gjyqtarëve të futbollit nga mbledhja e datës 20.06.2014  dhe për të njejtën  duke i referuar provave të reja  plotësuese të cilat janë me rëndësi të posaqme në marrjen e vendimit, e për të cilat, ky organ  më parë nuk ka pasur mundësi dhe njohuri, bazuar në nenin  79 paragrafi 1 pika 1  sjelli këtë;
                                                         
                                                                       V  E  N  D  I  M 
Me ndalesë të referimit në kohëzgjatje për; 3 ( tre ) muaj për gjyqtaret e poshtëshenuar për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së  Futbollit të Kosovës ( ndeshjet kampionale dhe të Kupës së Kosovës )
1.    Ergyn Janovaliu – kategoria e parë – gjyqtar
2.    Bejtë Fejzullahu – kategoria e parë – gjyqtar
3.    Genc  Nuza  – kategoria e parë – gjyqtar
4.    Valon  Bajgora – kategoria e tretë – gjyqtar
5.    Valon  Abazi  – kategoria e tretë – gjyqtar
6.    Driton Preniqi – kategoria e parë – gjyqtar
7.    Tefik Maloku – kategoria e parë – gjyqtar
8.    Leutrim Mustafa – kategoria e parë – gjyqtar
9.    Bekim  Rama – kategoria e parë – asistent
10.    Alban Shala – kategoria e dytë – asistent
11.    Granit  Hyseni – kategoria e tretë – gjyqtar
KËSHILLA  JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur më këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e  publikimit të këtij  vendimi – respektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 31.08.2014                                                         Kryetari ; Dukagjin  Zefi d.v.