Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 04.03.2015 (ditë e mërkurë – ora 14:00 ) shqyrtoi inicimin e filluar nga ana e Komisarit të Garave të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve nga java e XVII-të dhe për të njëjtën, duke iu referuar raporteve të zyrtarëve lidhur me rastin, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këtë;
V E N D I M
XHEVDET SHABANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi, me numër të librezës sportive 30588 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive – ofendime drejtuar asistentit të pare ) në ndeshjen e javës së ; XVII-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Kosova ( Vushtrri ) – Feronikeli , e zhvilluar në Vushtrri (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit );
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë ( komisionit për ankesa ) në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër XVII- të të datës ; 06.03.2015, respektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendim.
Prishtinë, 04.03.2015 Kryetari; DUKAGJIN ZEFI d.v.