Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë  25.08.2017 – ditë e premte ora 14,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe për të njëjtën duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratës plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore  neni  40 paragrafi 1 pika  3 sjelli këtë;
 

V E N D I M

 
 
ISMET  MUNISHI – kryetrajner i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive (reagime në vendimet e gjyqtarëve) gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së parë të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZNIMI – LIRIA e zhvilluar me datë 20.08.2017 në stadiumin e qytetit në Gjakovë;
DËNOHET
Me të holla në shumë prej ; 200 euro (dyqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika 3
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë  vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi dhe publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 25.08.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
 
Prishtinë, 25.08.2017                                                                                                 Kryetari,  Dukagjin  Zefi  d.v