Komisioni Disiplinor i shkallës së parë , në mbledhjen e vet të mabjtur më datë 22.11.2013 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve plotësuese nga ana e zyrtarëve të ndeshjeve , konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këtë
V E N D I M
KF “ VLLAZNIA “ nga Pozharani – anëtar i Ligës së dytë të futbollit , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të theksuara nga ndeshja e Digital Kupës së Kosovës ; Vllaznia – Prishtina e zhvilluar në Pozharan më datë 13.11.2013 ( mungesa e autoambulances, numri jo i mjaftueshem i policëve në ndeshje , presionet e herëpashershme nga zyrtaret e klubit nikoqir, numri i madhë i individëve në pankinë dhe për rreth saj, intervenimet e gjyqtarit kryesor disa herë në pankinën nikoqire për largimin e përsonave të pa autorizuar, hyrja e publikës në fushë pas përfundimit të ndeshjes dhe goditja e gjyqtarit kryesor nga individ të pa identifikuar, mbushja e protokollit me stilolapës e të tjera ) – prova ; raportet plotësuese të zyrtarëve të kësaj ndeshje ;
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 500 euro ( pesëqind ) në bazë të Rregullores disiplonore neni 49 paragrafi 1 pika 3 ( ndeshja nuk është organizuar në pajtim me dispozitat e Propozicioneve dhe Rregullores së garave ) dhe nenit 10 paragrafi 3 pika 3.
KESHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë ( komisionit për ankesa ) në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; XVI-të të datës 22.11.2013, rrepektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 22.11.2013 Kryetari ; Dukagjin Zefi d.v.