Komisioni për Ankesa në përbërje ; Afrim Prekazi; kryetar dhe Sitki Baftiu e Agim Bahtir – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 09.06.2017 – ditë e premte ora 12,00, shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva të dates 06.06.2017 e atakuar në vendimin e Komisionit të Garave datë 02.06.2016 në regjistrimin e ndeshjes finale të DIGITALB Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – BESA, e zhvilluar në stadiumin “ Riza Lushta“ në Mitrovicë me datë 31.05.2016 (motivi i ankesës; parregullsia e aktivizimit të lojtarit ALBERT DABIQAJ për klubin e futbollit “BESA“ nga Peja) dhe për të njëjtën duke iu referuar Rregullores Disiplinore neni 11 paragrafi 1 pika a) sjelli këtë;
V E N D I M
Refuzohet ankesa e klubit të futbollit “LLAPI “ nga Podujeva e datës 06.06.2017 si e pa bazuar dhe VERTETOHET vendimi i Komisionit të Garave – shkallës së parë datë 02.06.2017 lidhur me regjistrimin e ndeshjes finale të DIGITALB Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve me rezultatin e arritur në fushë 1;1, në kohën e rregullt dhe pas ekzekutimit të penaltive; 3;5 në favor të klubit të futbollit “Besa“ nga Peja.
A r s y e t i m;
Komisioni për Ankesa në rastin e vertetimit të vendimit të shkallës së pare për bazë pati provat e ofruara nga të dyja palet dhe nga të njejtat konstatoi së lojtari i klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja ALBERT DABIQAJ me numër të librezës sportive 429/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14 është i lindur me date 10.07.1996 në Prilep të Deqanit – me numër personal 1231726698 ( prova ; Ekstrakti nga regjistri qendror i gjendjes civile lëshuar me datë 01.06.2017 ), çka do të thotë së lojtari Albert Dabiqaj është i lindur pas dates 01.07.të vitit Garues dhe ka patur të drejtë aktivizimi në lojë , andaj bazuar në Rregulloren e Garave neni 13 paragrafi 1 ( viti garues fillon me 1 KORRIK ndërsa përfundon me 30 QERSHOR ) dhe nenit 22 të Propozicioneve të Garave paragrfai 3 ( lojtari i cili nuk ka mbushur moshën 20 vjeq në kampionatin 2016 / 2017 konsiderohet lojtari i cili nuk është i lindur para datës 01.07 të atij kampionati garues ) si dhe Rregullores së Garave neni; 49 paragrafi 3 ( lojtari i cili nuk ka mbushur 20 vjet në kampionatin aktual ( në zhvillim ) , do të konsiderohet lojtari i cili nuk është i lindur para datës 01.07 të atij viti garues ( kampionati ), Komisioni i Garave i shkallës së parë ka vepruar drejtë dhe ndeshjen e ka regjistruar me rezultatin e arritur në fushë; 1;1 në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve, përkatësisht 2;4 me penalti dhe krejt në fund me rezultat përfundimtar 3;5 në të mirë të klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Ligjshmerisë (Rregulloreve në fuqi ) në afatin kohor prej 15 ditëve , nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së , date 09.06.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij.
Prishtinë, date 09.06.2017
Kryetari ; AFRIM PREKAZI d.v