Komisioni për ankesa i shkallës së dytë në mbledhjen e mbajtur me datë 05.04.2018 (ditë e enjte, ora 12,00) shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “DUKAGJINI“ nga Klina me numër të protokollit 250/1 e dates 04.04.2018 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor datë 30.03.2018 në dënimin e lojtarit: ARBNOR GASHI me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës e bazuar në nenin 39 paragrafi 3 paragrafi 3 dhe për të njëjtën duke u bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika c duke vendosur ankesën e ushtruar ka mundësi dhe sjelli këtë;
V E N D I M
NDRYSHOHET pjesërisht vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë datë 30.03.2018 dhe lojtarit të klubit të futbollit “Dukagjini“ nga Klina; ARBNOR GASHI me numër të ID kartelës 002357M97 i zbritet dënimi i shqiptuar nga; 3 (tri) në 2 (dy) ndeshje zyrtare moslojë të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
A r s y e t i m
Me rastin e sjelljës së këtij vendimi Komisioni për ankesa për bazë pati provat shtesë të ofruara nga ana e pales së ankimuar si dhe CD nga ndeshja e zhvilluar ; Fushë Kosova – Dukagjini dhe nga të njejtat vertetohet së ekzistojnë dhe ka bazë normative për ndryshim të pjesërishem të vendimit të komisionit disiplinor të shkallës së pare datë 30.03.2018 nga 3 ( tri ) në 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Prishtinë, datë 05.04.2018 Kryetari, Afrim Prekazi d.v.