Komisioni për ankesa – shkalla e dytë në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.05.2018 – ditë e enjte ora 11.00 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ ISTOGU “ nga Istogu e atakuar në vendimin e komisionit të garave – shkallës së parë të dates 27.04.2018 në regjistrimin e ndeshjes së javës ; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; GRYKA – ISTOGU e zhvilluar me datë 26.04.2018 në Drenas , me motivacion në parregullsinë e paraqitjës në protokollin zyrtar të lojtarit FIDRIK THAQI me numër të ID kartelës ; 003660M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5 për klubin e futbollit “ GRUKA “ nga Llapushniku dhe për të njejtën duke iu referuar akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës Rregullorja disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika a) sjelli këtë;
V E N D I M
Vërtetohet vendimi i Komisionit të Garave, datë 02.05.2018 dhe ndeshja e Ligës së Dytë të futbollit kategoria e seniorëve grupi; A; GRYKA – ISTOGU 1:0 e zhvilluar me datë 26.04.2018 e regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë.
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e shqyrtimit të ankesës nga ana e pales së ankimuar KF “ Istogu “ nga Istogu konstatoi së komisioni i garave me rasitin e regjistrimit të ndeshjeve ka vendosur drejtë duke aplikuar nenin 56 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore ( citati nga neni 56 paragrafi 2; Me shprehjen paraqitje në kuptim të këtij neni , nuk nenkuptohen lojtarët reserve të shënuar në protokoll dhe të cilët nuk kanë hyrë në lojë ).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim të shkallës së dytë – komisionit për ankessa ,ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores ( Ligjshmerisë ) në afatin e përcaktuar kohor sipas akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës
Prishtinë, datë 10.05.2018 Kryetari, AFRIM PREKAZI d.v.