Komisioni për ankesa i shkallës së dytë në mbledhjen e mbajtur me datë 05.11.2018, shqyrtoi ankesën e FC “ PRSHTINA FUTSALL “ nga Prishtina me numër të protokollit 353/1 të dates 31.10.2018 e atakuar në vendimin e komisionit të futsallit date 30.10.2018 në dënimin e lojtarit DRILON PAQARIZI me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare dhe për të njëjtën duke iu referuar provave shtesë të ofruara nga ana e palës së ankimuar lidhur me rastin konform Dispozitave të Rregullores disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika c nxjerri këtë;
V E N D I M
Ndryshon pjesërisht vendimin e komisionit të futsallit dhe lojtarit të FC “ PRISHTINA FUTSALL “ nga Prishtina ; DRILON PAQARIZI i zbritet dënimi i shqiptuar nga ; 3 ( tri ) në ; 2 (dy) ndeshje zyrtare publike moslojë sipas radhës të organizuara nga ana Federatës së Futbollit të Kosovës – komisioni përkatës që udhëheq me gara .
A r s y e t i m
Me rastin e shqyrtimit të ankesës, komisioni për bazë kishte faktet e ofruara nga ana e palës së ankimuar dhe nga të njejtat vertetoi së komisioni shkallës së parë ka bërë vlerësim ( kualifikim ) të gabuar të kundërvajtjes për shkak të llojit dhe lartësisë së denimit, andaj duke iu referuar Rregullores disiplinore neni 115 paragrafi 7 nxjerrë vendimin e lartëshënuar dhe lojtarit i zbret dënimin nga 3 (tri) në 2 ( dy ) ndeshje moslojë.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës për mbrojtje të Rregullores (Ligjshmërisë) drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në afatin kohor prej; 15 ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi.
Prishtinë, 05.11.2018 Kryetari, AFRIM PREKAZI d.v