Komisioni për ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur me datë 05.11.2018, shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit ‘ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës të datës 31.10.2018 e atakuar në vendimin e Komisionit të Garave datë 30.10.2018 në regjistrimin e ndeshjes KF “OPOJA “ – KF “BEHARI“ 3:0 me rezultat zyrtar nga shkaku së pa të drejtë loje ishin të aktivizuar lojtaret Rilind Kastrati dhe Istref Kekaj të klubit futbollistik “ Behari “ nga Vitomirica (ndeshja kishte përfunduar me rezultat ; 0;4 në favor të ekipit nga Vitomirica) dhe nga e njejta bazuar në provat dhe faktet e ofruara nga ana e pales së ankimuar KF “ Behari “ nga Vitomirica vertetohet e gjetura së po në këtë ndeshje për klubin futbollistik “ OPOJA “ pa të drejtë loje ishin aktivizuar lojtaret ; Driton Sinani dhe Elbasan Bahtijari , organi lartëshenuar bazuar në Dispoziten e Rregullores disiplinore neni 115 paragrafi 4 sjellë këtë;

V E N D I M

Për kthimin e lëndës në shkallën e parë; komisionin e garave, me qëllim të plotësimit të procedurës në përputhje me Rregulloren e garave neni 76 paragrafi 1 pika 2 dhe 6

A r s y e t i m

Komisioni për ankesa në rastin e sjelljes së këtij vendimi për bazë pati provat e ofruara nga të dy palet (klubet) lidhur me aktivizimin e lojtarëve pa të drejtë loje (për shkak të 4 kartonëve të verdhë) si dhe të dhënat e ofruara nga shërbimi I administrates për Ligat e dyta prej nga vertetohet së lojtaret e pezulluar për atë lojë për shkak të katër kartonëve ishin; KF “Behari“ ; lojtaret; Rilind Kastrati me numër të ID kartelës ; 001831M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Istref Kekaj me numër të ID kartelës 001826M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 2, kurse lojtaret e evidentuar pa të drejtë loje tek klubi futbollistik “ OPOJA “ për atë ndeshje ishin; Driton Sinani me numër të ID kartelës 004594M95 dhe Elbasan Bahtijari me numër të ID kartelës 006481M93.
Nga të dhënat e prezentuara sit ë gjetuara vertetohet së të dy klubet në këtë ndeshje kanë lujatur nën rrethana nga neni 76 i rregullores së garave ( neni 76 paragrafi 1 pika 2 dhe pika 6 ) .

Prishtinë, 05.11.2018 Kryetari, AFRIM PREKAZI d.v