Komisioni për ankesa në përbërje Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtar , në mbledhjen e mbajtur me datë 29.01.2019 – ditë e martë ora 12,00, shqyrtoi ankesen e ish lojtarit të FC “ BESA “ nga Peja SAMIR SAHITI me numër të protokollit 347/1 të dates 24.01.2019 e atakuar në vendimin e shkallës së parë në përcaktimin e shumës për kompenzim të mjeteve të papaguara nga ana e FC “ Besa “ nga Peja sipas kontratës Klub – Lojtar të nënshkruar me date 18.07.2018 dhe vertetuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me 13.08.2018 dhe nga e njejta bazuar në Rregulloren disiplinore nenin 115 paragrafi 1 pika a, nxjerrë;
V E N D I M
Refuzohet ankesa e ish lojtarit të FC “ Besa “ nga Peja Samir Sahiti me numër të protokollit 347/1 e dates 24.01.201 si e pabazuar dhe vertetohet vendimi i komisionit të shkallës së parë lidhur me kompenzimin e mjeteve të papaguara sipas kontratës
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e refuzimit të ankesës së palës së ankimuar – vertetimit të vendimit të shkallës së parë për bazë pati faktet e ofruara nga ana e FC “ Besa “ nga Peja lidhur me shumat e paguara në emër të kontratës , vendimin e komisionit për shkëputje të kontratës, si dhe kontratën e lojtarit të deponuar në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe nga të njejtat gjeti fakte së komisioni shkallës së parë ka zbatuar drejtë dhe me perpikëri dispozitat juridike nga aktet normative dhe me ketë refuzon ankesën e lojtarit Samir Sahiti me numër të protokollit të dates 24.01.2019 si të pa bazuar dhe verteton vendimin e shkallës së parë.
KËSHILLË JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Ligjshmerisë në afatin kohor prej 15 ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqën zyrtare të FFK-së.
Prishtinë, 29.01.2019 Kryetari, Afrim Prekazi