Komisioni për ankesa i shkallës së dytë në përberje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri dhe Sitki Baftiu – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me date 27.05.2015 në procedure të rregullt shqyrtoi ankesën e FC “ FENIKSI “ nga Drenasi me numër të protokollit 28/2015 e dates 23.05.2015 e atakuar në vendimin e komisionit të garave për futsall në regjistrimin e ndeshjes finale të Play-offit FC LIBURNI – FC – FENIKSI e zhvilluar me date 20.05.2015 në Gjakovë si dhe aktivizimin e lojtarit Taulant Shkodra nga ana e FC “ Liburni “, dhe për të njetën duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe provave të ofruara nga ana e përgjegjësëve të futsallit konform Rregullores së garave neni 56,57 dhe 58 sjelli këtë ;
V E N D I M
1.Vertetohet vendimi i komisinit të garave date 20.05.2015 dhe së ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar ; FC “ LIBURNI “ – FC “ FENIKSI “ . 2;0 ( në favor të ekipit nikoqir )
2.Lojtari i klubit të futsallit “ Liburni “ nga Gjakova Taulant Shkodra me numër të regjistrit 783 që nga data 02.02.2012 e tutje është i regjistruar, anëtarsuar dhe licencuar në klubin e futbollit “ Liburni “ nga Gjakova pa shkëputje deri në përfundimin e këtij kampionati ( kampionatin 2014 – 2015 )
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa ( shkalla e dytë ) pas shqyrtimit të ankesës së FC “ FENIKSI “ nga Drenasi ushtruar kundër vendimit të komisionit të garave për futsall date 20.05.2015, për bazë pati; raportin e zyrtarëve ; vendimin mbi regjistrimin e ndeshjes, deklaratën e vëzhguesit të ndeshjes; Fitim Selmani, deklaratat e refereve të takimit; Besar Beqiri dhe Ekrem Franca, raportim mjekësor lëshuar nga qendra spitalore e Gjakovës, fotografit e bëra – dëshmi e lendimit të gjyqtarit Ekrem Franca, Librezën e lojtarit Taulant Shkodra – e fotokopjuar, vertetimi – dëshmia e lëshuar nga administrate e futsallit mbi vertetësin e rregullsisë së regjistrimit të lojtarit Taulant Shkodra si dhe të dhënat nga shërbimi për marrëdhenje me jashtë pranë Federatës së Futbollit të Kosovës të cilat vertetojnë së nga ky resor nuk është lëshuar Qertifikatë ndërkombëtare për çregjistrimin e lojtarit të kontestuar Taulant Shkodra janë disa nga arsyet së provat e ofruara vertetojnë vendimin e komisionit të futsallit të dates 20.05.2015 për regjistrimin e kësaj ndeshje me rezultat zyrtar.
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës për mbrojtje të Rregullores ( Ligjshmerisë ) drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në afatin kohor prej 15 ditëve nga moment i kalimit të afatit të paraparë.
Prishtinë, 27.05.2015
Kryetari ; AFRIM PREKAZI d.v.