Komisioni për ankesa në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.03.2019 – ditë e martë, shqyrtoi ankesën e SC “GJILANI“ nga Gjilani me numër të protokollit 395/1 të datës 27.02.2019 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 19.02.2019 në dënimin e lojtarit; ANSI NIKA me numër të ID kartelës ; 011341M90 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 7, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XVIII-të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – GJILANI e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe dënuar me ndalesë loje për; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe nga e njëjta duke iu referuar raporteve shtesë dhe provave të ofruara nga ana e palës së ankimuar, bazuar në nenin 115 paragrafi 1 pika c nxjerri këtë;
V E N D I M
Ndryshon pjesërisht vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 18.02.2019 dhe dënimin e shqiptuar prej; 4 (katër) ndeshjeve për lojtarin ANSI NIKA me numër të ID kartelës 011341M90 e zbret në 3 (tri) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e shqyrtimit të ankesës së SC “Gjilani“ nga Gjilani lidhur me rastin, për bazë pati provat e ofruara nga ana e palës së ankimuar si dhe rrethanat momentale ekzistuese dhe nga të njëjtat duke iu referuar nenit 115 paragrafi 1 pika c konstatoi së pati prova për zbritjen e lartësisë së dënimit të shqiptuar nga 4 (katër) në 3 (tri) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të ligjshmërisë (Rregullores në fuqi) në afatin kohor prej 15 ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi – gjegjësisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 05.03.2019.
Prishtinë,
datë, 05.03.2019 Kryetari, Afrim Prekazi