Komisioni për ankesa – shkalla e dytë në përbërje; Sitki Baftiu – kryetar dhe Remzi Azemi e Dren Paca – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.12.2019 , shqyrtojë ankesën e parashtruar nga ana e KFF “A&N“ nga Prizreni duke atakuar vendimin e Komisionit të garave për futbollin e femrave të datës 20.11.2019, me të cilin vendim ndeshja kampionale ndërmjet KFF “ A&N “ dhe KFF “ Malisheva “ e luajtur me datë 05.11.2019 është regjistruar me rezultat zyrtar 3;0 në favor të KFF “Malisheva“ nga Malisheva, me arsyetimin së në këtë ndeshje KFF “ A&N “ ka aktivizuar një lojtare (Fleta Musaj 11) pa të drejtë loje, për shkak të 4 (katër) kartonëve të verdhë në ndeshjet paraprake. Këtë vendim e ka atakuar KFF “A&N“ nga Prizreni me arsyetimin së Komisioni i Garave për futbollin e femrave nuk ka shqyrtuar në mënyrë të drejtë faktet duke aluduar në lëshimet e protokollit zyrtar të ndeshjes ndërmjet KFF “ Feronikeli “ – KFF “ A&N “ në të cilën ndeshje lojtarja me numër 11 Fleta Musaj ndëshkohet me kartonin e 4 (katërt) të verdhë.
Komisioni për ankesa – shkalla e dytë duke shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe argumentet merr;
V E N D I M
Refuzohet si e pa bazë ankesa e KFF “A&N“ nga Prizreni, dhe mbetet në fuqi vendimi I Komisionit të Garave për futbollin e femrave date 20.11.2019, ku ndeshje në mes të KFF “ A&N “ dhe KFF “ Malisheva “ regjistrohet me rezultatin zyrtar 3;0 në të mirë të KFF “ Malisheva “ nga Malisheva
A r s y e t i m
Komisioni shkallës së dytë në rastin e shqyrtimit të ankesës së palës së ankimuar për bazë pati provat e ofruara nga ana e shërbimit administrativ të Federatës së Futbollit të Kosovës – komisionit të garave lidhur me evidencat e kartonëve, protokollet e ndeshjeve paraprake zyrtare, raportet e zyrtarëve (delegatit dhe gjyqtarëve të ndeshjeve) dhe nga të njëjtat konstatoi së organi i shkallës së parë – komisioni garave për futbollin e femrave me rastin e sjelljes së vendimit për regjistrimin e kësaj ndeshje me rezultat zyrtar ka zbatuar drejtë dhe me përpikëri dispozitat juridike nga neni 91 pika 3 dhe neni 79 pika 1 të Rregullores së garave.
UDHËZIMI JURIDIK
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht pranimit të tij.
Prishtinë,03.12.2019
Kryetari, Sitki Baftiu d.v.