Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Dren Paca dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.04.2021 shqyrtoi ankesën e zyrtarit të KF “Vjosa” nga Shtimja, Gazmed Zeqa me nr ID 010576M81, i cili kishte atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë të datës 23.04.2021, që kishte vendosur dënimin prej një (1) viti me ndalesë të kryerjes së detyrave zyrtare dhe funksioneve të tjera në klub. Komisioni i Ankesave – shkalla e dytë pas shqyrtimit të ankesës dhe dokumentacionit nga dosja përkatëse mori këtë:

VENDIM

Aprovohet pjesërisht ankesa e parashtruar nga zyrtari i lartpërmendur i KF “Vjosa”, Gazmend Zeqa,
NDRYSHOHET pjesërisht vendimi i Komisionit disiplinor – shkalla e parë, ashtu që dënimi i shqiptuar prej një viti zbritet në kohëzgjatje prej 6 muaj.

Arsyetim

Komisioni për Ankesa si organ i shkallës së dytë me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga ana e palës së ankimuar lidhur me rastin e apostrofuar, mori për bazë raportet dhe provat e ofruara nga ana e shërbimit administrativ të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të Komisionit disiplinor –shkalla e parë, lidhur me rastin në fjalë dhe nga të njëjtat konstatoj se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vepruara drejt me rastin e ndëshkimit të parashtruesit të ankesës , mirëpo duke marrë parasysh shkakun dhe rrethanat që e kanë shtyrë zyrtarin në fjalë ta merr atë veprim (tërheqja e ekipit nga fusha), me arsyetimin se lojtarët nuk kanë qenë në gjendje të mirë psikike për shkak të ndodhive në fushë dhe mund të lëndoheshin. Duke ju referuar nenit 55 pika A të Rregullores disiplinore, e cila përcakton edhe lartësinë e dënimit, komisioni ka ardhur në përfundim se dënimi i shqiptuar me ndalesë prej 1 viti është i rëndë dhe si rrjedhojë vendosi ta ulë në dënim prej 6 muaj me të cilin konsideron se do të arrihet efekti dhe qëllimi i dënimit.

Këshilla Juridike

Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).

Prishtinë, 30.04.2021
Sitki Baftiu – kryetar
Remzi Azemi – anëtar
Dren Paca – anëtar