Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Dren Paca anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 04.06.2021 shqyrtoi ankesën e futbollistit të KF “Dukagjini“ , Leorant Mermellaku lidhur me dënimin e shqiptuar nga Komisioni Disiplinor – shkalla e parë datë 01.06.2021 për ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë Dukagjini – Flamurtari, zhvilluar me 21.05.2021 në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas dhe mori këtë:

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 04.06.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e parë, ndryshohet pjesërisht duke zbritur dënimin prej tetë ndeshje mos loje në gjashtë ndeshje mos loje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK për futbollistin e lartë cekur.

ARSYTIM

Komisioni i shkallës së dytë për Ankesa bazuar në nenin 43 Pika B të Rregullores Disiplinore i zbritet dënimi prej tetë ndeshjeve mos lojë në gjashtë ndeshje mos lojë zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK. Pas verifikimit të provave Komisioni konstatoj se ndërhyrja e Mermellakut në lojtarin kundërshtar Maxhuni nuk kishte qëllim për ta lënduar por erdhi si rezultat i startit të pakontrolluar.

Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).

Prishtinë:
Datë 04.06.2021
Sitki Baftiu, kryetar
Remzi Azem, anëtar
Dren Paca, anëtar