Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 27.08.2021 shqyrtoi ankesën e KF “ FC Vushtrria“, e cila kishte atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor –shkalla e parë të datës 07.05.2021, lidhur me dënimin për katër ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuar nga FFK për futbollistin Adnard Mehmeti me nr fanelle 11 dhe nr ID 007369M01 I cili ishte aktivizuar pa të drejtë loje (katër karton të verdhë ) në ndeshjen e javës së 24, Liga e Parë Grupi A Malisheva –Vushtrria edicioni 2020-2021 dhe mori këtë:
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 27.08.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se ankesa është jashtë afatit dhe hedhet poshtë.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa si organ i shkallës së dytë me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga KF “ FC “ Vushtrria “ ,nga ana e palës së ankimuar lidhur me rastin e apostrofuar, Komisioni mori për bazë raportet dhe provat e ofruara nga shërbimi administrativ i Federatës së Futbollit të Kosovës të Komisionit të Garave, protokollin e ndeshjes, po ashtu edhe raportet e zyrtarëve –delegatit dhe shkresat tjera plotësuese dhe nga të njëjtat konstatoj se ankesa është jashtë afatit sipas këshillës juridike të vendimit të Komisionit Disiplinor – shkalla e parë .
Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).
Prishtinë:
Datë 27.08.2021
Sitki Baftiu, kryetar
Remzi Azem, anëtar
Dren Paca, anëtar