Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar , Remzi Azemi dhe Dren Paca anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.09.2021 shqyrtoi ankesën e kryetrajnerit të FC “Llapi“, Tahir Batatina, e cila kishte atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor –shkalla e parë të datës 01.09.2021, lidhur me dënimin e tij për dy ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuar nga FFK (ndëshkim me karton të kuq direkt) në ndeshjen e javës së dytë të BKT Superligës edicioni 2021-2022 ndërmjet Dritës dhe Llapit, zhvilluar me 28.08.2021 në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe mori këtë:

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 07.09.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e parë, është i drejtë dhe mbetet në fuqi.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa si organ i shkallës së dytë me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga kryetrajneri i FC “Llapi“, Tahir Batatina nga ana e palës së ankimuar lidhur me rastin e apostrofuar, Komisioni mori për bazë raportet dhe provat e ofruara nga shërbimit administrativ i Federatës së Futbollit të Kosovës, Komisioni i Garave, protokollin e ndeshjes, po ashtu edhe raportet e zyrtarëve – delegatit dhe shkresat tjera plotësuese dhe nga të njëjtat konstatoj se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vepruara drejt dhe me përpikëri në zbatimin e dispozitave juridike nga neni 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore.

Këshilla Juridike

Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).

Prishtinë:
Datë 07.09.2021
Sitki Baftiu, kryetar
Remzi Azem, anëtar
Dren Paca, anëtar