Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.10.2021 shqyrtoi ankesën e KF “Behari“, e cila kishte atakuar vendimin e Komisionit të Garave të Ligës së Dytë  të datës 05.10.2021, lidhur me vendimin për përseritjen e ndeshjes KF“Prizreni” – KF “Behari” e zhvilluar me 02.10.2021 në Prizren e cila ishte ndërprerë në minutën e 17 dhe mori këtë:

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 12.10.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve , inicizimit dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave të Ligës së Dytë mbetet në fuqi.

ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë , pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim  bazuar në nenin 119 pika A i Rregullores disiplinore.

Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).

Prishtinë:
Datë 12.10.2021
Sitki Baftiu, kryetar