Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në mbledhjen e mbajtur me datë 20.10.2021 shqyrtoi ankesën e KF “Opoja“, e cila kishte atakuar vendimin e Komisionit të Garave të Ligës së Tretë të datës 12.10.2021 që kishte regjistruar ndeshjen e zhvilluar në Prizren 10.10.2021 Opoja-Prizreni me rezultatin zyrtar 0:3 në favor të KF “Lidhja e Prizrenit“.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 20.10.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:
Vendimi i Komisionit të Garave të Ligës së Tretë mbteet në fuqi bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores të Garave të publikuar në web faqen e FFK me datë 30 korrik të vitit 2021. Ky nen parasheh “Kontrollimi mjekësor është i obliguar të kryhet para fillimit të çdo sezone dy herë në vit çdo gjashtë muaj”. Afati i vlershmërisë së kontrrollit mjekësor për lojtarë zgjat gjashtë muaj. Kontrrollimi special mjekësor për lojtarë të rinjë ( U 19 , U 17 ) që do të luajnë për ekipin e parë vlen gjashtë muaj. Me kontrollim mjekësor special deri sa ai është i vlefshëm lojtari mund të luajë në të gjitha ndeshjet vetëm nëse e ka ID kartelen me vërtetimin e lëshuar dhe vulosur nga organi i mjekësisë sportive ose QKMF respektive.
Futbollisti i KF “Opoja” Fadil Trupaj nuk kishte të drejtë loje pasi që i njëjti në Komisionin e Ankesave – shkalla e dytë ka sjellur dëshmi vërtetimin certifikatën mjekësore të pa vertetuar dhe të pa vulosur dhe poashtu nuk dihet se nga cili institucion shëndësor ose QKMF është lëshuar. Certifikata është e nënshkruar dhe vulosur nga një doktor i mjekësisë. Në nenin 54 saktësohet që certifikata duhet të jetë e lëshuar dhe vulosur nga Qendra e Mjekësisë sportive ose QKMF respektive për të qenë valide .
Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).
Prishtinë:
Datë 20.10.2021
Sitki Baftiu, kryetar