Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në mbledhjen e mbajtur me datë 01.11.2021 shqyrtoi ankesën e KF “Drini i Bardhë“-Has , e cila kishte atakuar vendimin e Komisionit të Garave të Ligës së Tretë të datës 19.10.2021 që kishte regjistruar ndeshjen Dejni-Drini i Bardhë e zhvilluar me 18.10.2021 me rezultatin zyrtar 3:0 në favor të KF “Dejni“.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 01.11.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se: Vendimi i Komisionit të Garave të Ligës së Tretë mbetet në fuqi bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores të Garave të publikuar në ueb faqen e FFK me datë 30 korrik të vitit 2021. Ky nen parasheh “Kontrollimi mjekësor është i obliguar të kryhet para fillimit të çdo sezone dy herë në vit çdo gjashtë muaj”. Afati i vlershmërisë së kontrrollit mjekësor për lojtarë zgjat gjashtë muaj. Kontrrollimi special mjekësor për lojtarë të rinjë ( U 19 , U 17 ) që do të luajnë për ekipin e parë vlen gjashtë muaj. Me kontrollim mjekësor special deri sa ai është i vlefshëm lojtari mund të luajë në të gjitha ndeshjet vetëm nëse e ka ID kartelen me vërtetimin e lëshuar dhe vulosur nga organi i mjekësisë sportive ose QKMF respektive. Futbollistët i KF “Drini i Bardhë” – Has, Kosovar Jahaj, Shkëlqim Grulaj dhe të tjerë nuk kishin të drejtë loje pasi që të njëjtit në Komisionin e Ankesave – shkalla e dytë kanë sjellur dëshmi që nuk mund të konsiderohen certifikatë mjekësore por vetëm një listë të futbollistëve të evidentuar se kanë kryer kontroll mjekësore – sezoni 2021-2022. Lista është e volusur me vulë e cila nuk mund të deshifrohet ose lexohet qartë dhe e njejta nuk ka numër të protokoli të institucionit përkatës shendësor dhe është e nënshkruar por pa e ditur nga cili person zyrtar i institucionit shendësor respektiv. Në nenin 54 saktësohet se certifikata duhet të jetë e lëshuar dhe vulosur nga Qendra e Mjekësisë sportive ose QKMF respektive për të qenë valide .Këshilla Juridike Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).
Prishtinë: Datë 01.11.2021
Sitki Baftiu, kryetar