Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.12.2021 shqyrtoi ankesën e SC “Gjilani “, me nr Reference 943/1 datë 09.12.2021 lidhur me aktizimin e lojtarit të KF “ Dukagjni” në ndeshjen e javës së 12- të e BKT Superligës edicionit 2021-2022 ndërmjet Dukagjnit – Gjilani 1:1, zhvilluar me 30.10.2021 në Klinë dhe mori këtë:
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 03.12.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se ankesa e SC “Gjilani“, hedhet poshtë. SC “Gjilani“ në ankesën e parashtruar pretendonte se ndeshja e xhiros së 12-te të BKT Superligës Dukagjini-Gjilani duhet të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të SC “ Gjilani “ me arsyetimin se sipas tyre lojtari i KF”Dukagjini” , Ahmet Jonuzi me nr fanelle 27 dhe nr ID 000635M88 nuk ka pas të drejtë loje pasi që në xhiron e 10-të, në ndeshjen Dukagjini- Ballkani ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa si organ i shkallës së dytë me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga SC “Gjilani“, nga ana e palës së ankimuar lidhur me rastin e apostrofuar, Komisioni mori për bazë raportet dhe provat e ofruara. SC “Gjilani“ se lojtari i KF “Dukagjni“, Ahmet Jonuzi me nr fanelle 27 dhe nr ID 000635M88 nuk ka pas të drejtë loje pasiqe në xhiron e 10-të, në ndeshjen Dukagjini- Ballkani ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Në ankesë pretendon se pas dënimit të dhënë nga Komisioni Disiplinor për ndalesë për dy ndeshje në mënyrë automatike ashtu siq e saktëson edhe Rregullorja e Garave. Për çdo vendim ndryshe nga Komisioni Disiplinor i cili e ka dënuar futbollistin në fjalë me dy ndeshje mos lojë kërkohet të publikohet në buletin zyrtar dhe në faqen zyrtare të FFK-së.
Komisioni për Ankesa –shkalla e dytë mori vendimin (hedhet poshtë ankesa e SC “Gjilani”) , me arsyetimin se ankesa e SC “Gjilani” është e paqendrushme pasi që lojtari Ahmet Jonuzi për rastin në fjalë nuk kishte qenë subjekt i Komisionit Disiplinor për arsye se Komisioni për Vlerësimin e Gjyqtarëve dhe Kontrollorëve në FFK me datë 21.10.2021 kishte shyqrtuar kartonin e kuq të lojtarit Ahmet Jonuzi dhe po me këtë datë ky komision kishte marrë: VENDIM: Lojtari Ahmet Jonuzi me nr 27, i ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 84 , për shkak të ndërhyrjes të pa lejuar ndaj lojtarit kundërshtar gjatë ndeshjes së zhvilluar ndërmjet KF “Dukagjini”-KF “ Ballkani” në Superligën e Kosovës në javën e 10-të, PEZULLOHET vetëm për një ndeshje dhe ndaj tij nuk ka bazë për hapje të procedurës disiplinore.
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë vërtetoj se ndaj lojtarit të KF “Dukagjini“, Ahmet Jonuzi nuk ka pasur procedurë të hapur nga Komisioni Disiplinor-shkalla e parë dhe se Komisioni për Ankesa –shkalla e dytë nuk mund të bëjë vlerësimin e kompetencave të Komisioni për Vlerësimin e Gjyqtarëve dhe Kontrollorëve në FFK.
Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).
Prishtinë:
Datë: 03.12.2021
Sitki Baftiu, kryetar