Komisioni për ankesa – shkalla e dytë në përbërje Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.10.2015 ( ditë e mërkurë ora 13,00 ) , shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitrovica ( si pale e tretë ) me numër të protokollit 45/2015 të dates 20.10.2015 e atakuar në vendimin e komesarit të garave datë 16.10.2015 lidhur me regjistrimin e ndeshjës së DIGITALB Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve rrethi parë TEFIK ÇANGA – BESA 0:2, në arsyetimin se lojtari Leutrim Bekteshi – lojtar i klubit të futbollit “ Besa “ me numër të librezës 9599 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6 nuk ka patur të drejtë loje nga shkaku i penalizimit të tij me dy kartonë në ndeshjet e Kupës nga kampionati i kaluar dhe për të njëjtën komisioni për ankesa duke iu referuar fakteve relevante , konform Dispozitave të akteve normative solli këtë:
V E N D I M
Prishë vendimin e Komisarit të Garave datë 16.10.2015 dhe ndeshjen e DIGITALB Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi parë , e zhvilluar në Tern të Ferizajit, TEFIK ÇANGA – BESA e regjistron me rezultat zyrtar 3:0 për klubin e futbollit “ TEFIK ÇANGA “ nga Terni .
A r s y e t i m :
Me rastin e shqyrtimit të ankesës , komisioni i shkallës së dytë për bazë pati faktet e prezentuara relevante – protokollet ( procesverbalet ) e ndeshjeve të DIGITALB Kupës së Kosovës nga kampionati i kaluar dhe nga të njejtat konstatoi së lojtari LEUTRIM BEKTESHI me numër të librezës sportive 9599 ishte i penalizuar me shqiptimin e masës disiplinore – kartoni verdhë në dy ndeshje të zhvilluara dhe atë : në ndeshjen TREPÇA – TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 10.03.2015 ( kartoni pare ) dhe në ndeshjen finale të DIGITALB Kupës së Kosovës në futboll e zhvilluar me datë 14.06.2015 ( kartoni dytë i verdhë ), dhe me kët vertetoi së është shkelur neni 46 paragrafi 5 i Propozicioneve të garave si dhe neni 14 paragrafi 4 i Rregullores disiplinore ( ku konsiderohet së lojtari nuk ka patur të drejtë lojë konsiderohet së është në cilësinë e lojtarit të suspenduar ). Bazuar në nenin 110 paragrafi 2 pika b dhe në përputhje me nenin 75 paragrafi 1 pika 6 e Rregullores së garave, komisioni për ankesa prishë vendimin e komesarit të garave dhe ndeshjen e regjistron me rezultat zyrtar 3:0 për klubin e futbollit “ Tefik Çanga “ nga Terni.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të ligjshmerisë ( Rregullores ) në afatin kohor prej 15 ditëve nga moment i kalimit të afatit të pare.
Kryetari AFRIM PREKAZI d.v.