Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 06.12.2021 shqyrtoi e ankesën e përfaqësuesit juridik i OJQ KF “Daradana“, Besim Osmani me nr Reference 956/1 datë 19.11.2021.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 06.12.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se: Vendimi i Komisionit për regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve datë 30.07.2021, Vërtetohet.
Arsyetim:
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore të publikuar në ëeb faqen e FFK me datë 30 korrik të vitit 2021. Në bazë të administrimit të provave , shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palës ankuese , ëshrtë vërtetuar se Komisioni për Regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve ka marr për bazë shkresat e lëndës dhe në vendim konstatoj se vendimi i marrë është plotësisht i drejtë dhe në përputhje me aktet normative të FFK-së si dhe dëshmive në lëndën e kompletuar. Pretendimet e palës se kemi të bëjmë me procesverbal të falsifikuar të kuvendit të klubit, regjistrimi në ARBK si SHPK –FC “Dardana” dhe marrëveshja për fuzionim në mes të KF “ Daradana “ dhe KF “ Vushtrria” , janë të paqendrushme për shkak se Komisioni për regjistrimin e lojtarëve ka administruar në mënyrë të rregullt secilën provë për regjistrim. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë konstaton se nuk është kompetent që të vërtetoj procesverbalin e pretenduar se është falsifikuar dhe si të tillë, e hudh poshtë si të pa bazë këtë pretendim duke konstatuar se kjo çështje i takon të trajtohet nga organet të tjera shtetërore.
Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).
Prishtinë:
Datë 06.12.2021
Sitki Baftiu, kryetar