Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 09.12.2021 shqyrtoi e ankesën e FC Vitia Futsal nr 01/10 datë 03.12.2021.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë: 09.12.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj
Vendimi futsalit, datë: 23.11.2021 si i tillë Vërtetohet.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim, bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore të publikuar në web faqen e FFK me datë 30 korrik të vitit 2021. Në bazë të administrimit të provave , shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palës ankuese , është vërtetuar se Komisioni i Futsalit ka marr për bazë shresat e lëndës dhe në vendimin nr 01/10 të dates: 03.12.2021 konstatoj se vendimi si I tillë i marr është i drejtë dhe në përputhje me aktet normative të FFK-së, si dhe fakteve në lëndën e kompletuar.
Gjithashtu komisioni i ankesave duke administruar të gjitha dekleratat, foto, raportet shtesë konstaton se vendimi për përsëritjen e ndeshjes në mes të KF “ Drenica “ dhe KF “Vitia” brenda 10 ditësh është I drejtë dhe brenda normaivave të FFK.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).

Prishtinë: Datë:09.12.2021
Sitki Baftiu, kryetar